Shqipëria në flakë/ Reagon kreu i KMSH: Lutemi që kjo situatë të kapërcehet sa më shpejt!

Kreu i komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të zjarreve me të cilat po përballet vendi.

“Gjatë 48 orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga zjarre masive, të cilat në disa qarqe kanë dalë jashtë kontrollit. Fatkeqësisht edhe me një viktimë në Gramsh dhe dëme të shumta për familje të tëra.

E lusim Zotin që kjo situatë të kapërcehet sa më shpjetj!

Gjithashtu ju bëj apel gjithë familjeve që janë në zona kritike të evakuohen, jeta është mbi gjithçka.

Krahas kësaj, secili duhet të rrisë përgjegjshmërinë dhe të mos bëhen shkak për zjarrvënie nga pakujdesia”, shkruan Spahiu në një postim në rrjetin social Facebook.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …