Skandali/ Regjimi nuk njeh vendimin e Gjykatës dhe nuk lejon gazetarët e News24 të futen në godinë

Drejtuesit e Panorama dhe gazetarët prej 3 orësh u pengohet hyrja brenda godinës që iu është dhënë me vendim gjykate, ndërsa KAYO vazhdojnë ta mbajë të uzurpuar në shkekje flagrante të ligjit.

Gazetarët, në bazë të vendimit, duhet të lejohen të hyjnë brenda ambienteve për të ushtruar profesionin e tyre, si edhe të marrin objektet e punës për të ndjekur informacionet në terren.

Por ata qëndrojnë në temperatura të larta, pa mundësi për të hyrë dhe për të rikthyer sendet e marra nga autoritetet.

Po ashtu, përfaqësuesit e shoqërisë private që duhet të marrin në dorëzim asetet e News24 dhe Panorama, sipas urdhrit të gjykatës, nuk po lejohen të kryejnë detyrën e tyre.

Ky zhvillim vjen pas ndërhyrjes së forcave policore dhe ushtarake në ambientet e News24, që kishte çuar në ndërprerjen e transmetimit të televizionit dhe pengimin e punës së stafit për disa ditë. Vendimi i Gjykatës ishte një hap drejt rikthimit të normalitetit, por refuzimi për ta zbatuar e ka bërë situatën më të ndërlikuar.

About Krye Redaktor

Check Also

BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë!

Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuzës së …