Sulmuesi i Kombëtares drejt Fiorentinës

Fiorentina është interesuar për transferimin e Mirlind Dakut dhe tanimë ka kontaktuar Rubin Kazanin, por edhe agjentin e sulmuesit shqiptar.

Ditë më parë Telegrafi ka raportuar ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane ka biseduar me Shkumbin Qorrmemetin, agjentin e Dakut, por edhe me Rubinin.

Drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade ka kontaktuar Rubinin, por edhe agjentin e lojtarit Shkumbin Qorrmemetin.

‘Viola’ janë duke pritur ta shesin Moise Kean për rreth 60 milionë euro në Arabinë Saudite, derisa Daku është në listën e dëshirave të tyre.

Daku sapo ka zgjatur kontratën me Rubinin deri në vitin 2029 ku fiton 2 milionë euro në sezon, por një ofertë rreth 20 milionë euro nga Fiorentina mund të bëjë klubin rus të heq dorë nga ylli i tyre më i madh.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …