Zjarri në Gramsh, banori mes lotëve: Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë!

Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen sot nga banesat e tyre të tmerruar, pasi zjarri po u djeg banesat. Me lot në sy, ata shprehen sesa të tronditur janë nga zjarri.

“Më dridhen gjunjët, zoti na shpëtoftë. Motrën e kam atje lart”- thotë një nga banorët i përlotur.

Disa prej tyre mundohen të shpëtojnë edhe kafshët, bagëtitë e lopët, si të vetmet burime që kanë për të ardhura.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes lëshoi një njoftim urgjent ku u kërkonte banorëve të fshatrave Nart dhe Skënderbegas të Gramshit, e po ashtu banorëve të Delvinës, të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen./ TCH

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk e shpëton dot Ballukun?/ Shpjegimi i Eduart Halimit

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, tha mbrëmjen e sotme se SPAK e Gjykata e Posaçme …