Një sharlatan për kryeministër…

Nga Iva V.GRILLO

Historia e dekadës së fundit ka treguar se kryeministri i Shqipërisë është jashtëzakonisht i paaftë për të kryer detyrat dhe mbajtur përgjegjësinë që i sjell posti që mban.

Ai ka rezultuar të jetë një dështak i padiskutueshëm në treguesit kryesorë tê ecurisë së një shteti: si ata ekonomikë, shëndetësorë, të arsimit, ato demografikë apo në indeksin e sundimit të ligjit e demokracisë.

Atyre që e vlerësojnë suksesin e tij me aftësinë e vet diabolike për të thurur intriga, bërë propagandë apo për të forcuar pushtetin e tij personal nëpërmjet allishverisheve dhe nxjerrjes së vendit në ankand, u kujtojmë se këto cilësi nuk kanë asnjë lidhje me performancën e tij si kryeministër: ato mund t’a bëjnë atë një intrigant të suksesshëm, një klloun apo zhvatës të suksesshem, por jo një kryeministër që bën detyrën për të cilën paguhet.

Kryeministri shqiptar nuk është thjeshtë i paaftë dhe dështak…ai është shumë më keq se aq.

Ai është një sharlatan… një mashtrues i rëndomtë që Shqipëria po e paguan shtrenjtë… deri edhe me të ardhmen dhe jetën qytetarëve të vet.

About Redaksia

Check Also

Karikatura e shoqërisë civile!

Nga Iva V.GRILLO Vetëm në Shqipëri dëgjoj që personi që ndan kulmin e shtëpisë dhe …