“Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj

I privilegjuar të ftohesha nga Ambasadori i mirënjohur, Sh.T.Z Volodymyr Shkurov për të ndarë këndvështrime strategjike: “mbi dinamikën e luftës së përgjakshme (3.5 vjeçare) si dhe fatin e aventurës neonaziste  të Rusisë-Putiniste në Ukrainë”. 

Paraprakisht, përsërita përuljen për dëshmoret e luftës, si dhe respektin me të mirënjohur për sakrificat dhe përballjen stoike të popullit Ukrainas: “jo vetëm për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Ukrainës por edhe kontributit kritik për mbrojtjen e Rendit Global të Sigurisë, Paqes, kufijve dhe vlerave të demokracisë, si dhe interesave gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”!

Po ashtu shpreha besimin e plotë se nesër (pra sot) në takimin e Alaskës, Presidenti ShBA “do të imponojë ndalimin e luftës gjakatare, pra ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve të civilëve të pafajshëm si dhe ushtarëve Ukrainas dhe Rus”. Thënë këtë përsërita se: “vetëm fuqia ushtarake e pakonkurueshyme dhe vdekjeprurëse e USA, si dhe falë vendosmërisë se Presidentit Domald Trump, në Alaska do të nënshkruhet gjithashtu edhe një “Road Map” drejt paqes së qëndrueshme/sigurt dhe afatgjatë për Ukrainën”.

Nga ana tjetër, ndamë këndveshtrime për rolin e Bashkimi Europian në këtë luftë, që në opinionin Tim: “mund të kontribuojë vetëm si fuqi komplementare, pra jo rivalizuar apo konkuruar ShBA”. Kjo pasi përtej vullnetit diplomatik dhe burokratik: “BE nuk ka kapacitete/fuqi ushtarake për të luajtur rol vendimtar, pra për të imponuar ndalimin e luftës gjakatare si dhe vendosjen e paqes në Ukrainë”. Fatëmirësisht, (por besoj jo rastësisht një ditë para takimit historik të Alaskës), mbas video-Konferences me Udhëheqësit e vendeve të BE: “Gjermania deklaroi 500 milon Euro shtesë për të mbështetur Ushtrinë Ukrainase”, ndërsa vendet e tjera konfirmuan se: “do të vijojnë të mbështesin fort Ukrainën, deri në fitoren kundër të keqes së perbashkët”. 

Së fundmi, i shpreha konsideratat më të sinqerta për “përkushtimin e spikatur dhe mirënjohur të Ambasadorit Shkurov në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona, jo vetëm në fushën e mbrojtjes” ! 

Shënim: *Gjeneral ® Piro Ahmetaj është

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …