Vazhdoni shani Sali Berishën! Është e vetmja “liri” që ju ka mbetur…

Nga Gent STRAZIMIRI
Është e premte, 15 gusht 2025;
Temperatura shënon 39 gradë C;
Ora është 15.40…
Është ZYRTARISHT FUNDJAVË!
Një gazetar shqiptar, i këtij vendit ku sipas OSBE liria e medias është pothuajse zero, pasi “politikën editoriale e përcakton qeveria dhe gazetarët autocensurohen”, ka bërë një vëzhgim inteligjent:
* në selinë e Partisë Demokratike nuk ka njeri!!!
👏👏👏👏
Nuk po e pyes se përse nuk ka zgjedhur të shkojë të vëzhgojë se ç’bëhet me kolegët e News 24, të cilët prej ditësh enden tek dera e punës së tyre pa mundur të hyjnë dot, megjithëse kanë një vendim gjykate në dorë…, për më tepër të kësaj “drejtësisë së re”…
Jo!
Doja thjesht ta pyesja:
* kur ke shkelur për herë të fundit në selinë e PS, për të intervistuar kryetarin e saj, apo ta pyesësh në një konferencë shtypi…🤔?
Atë ose secilin prej drejtuesve të partisë në pushtet🤔?
Sali Berishën e ke takuar e pyetur pardje, si çdo ditë, bash përpara se të nisej për në Istog, jo për “pushime”, por në një event sa çlodhës aq edhe politik, me ajkën e politikanëve të CDU-së!!!!
Isha aty, dhe e dëgjova kur u shpjegonte se sa të robëruar janë media dhe gazetarët në Shqipëri, e u kërkonte ndihmë për t’i çliruar… 🤷‍♂️
E premtja në drekë, “ora 15.40”, është fundjavë edhe për Sali Berishën… 🤷‍♂️
Gjithsesi,
🙏 JU LUTEM, JU LUTEM, JU LUTEM🙏:
* Vazhdoni të kritikoni, përgjoni, përgojoni Sali Berishën, mos ndaloni!!!!
Është e vetmja “liri” që ju ka mbetur, e që nuk i prish punë as qeverisë e as pronarit që ju paguan!!!
KAQ!

About Redaksia

Check Also

Kozma Dushi dhe lufta në Vietnam

Nga Agim XHAFKA Ka vite që Rama më bën të qesh. Nuk gënjej që dhe më …