Berisha: Alaska një samit historik!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përfundimin e Samitit të Alaskës, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan me synimin për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

“Alaska një samit historik”, e quan Berisha takimin e Trump me Putin, duke theksuar se pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’.

“Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve”, shkruan Berisha,

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …