Nga Petrit VASILI
Duhen avione zjarrfikes dhe jo broçkullat e plazhit te Rames, sepse humbesit e vetem jane qytetaret!
Flaket qe kane perfshire vendin duan veprime, pergjigje konkrete dhe zgjidhje.
“Kryeshkencetari” Edi Rama pasi ka bere inxhinierin e naftes, mjekun edhe inxhinierin e ndertimit tani ka vendosur te beje edhe ekspertin e klimes.
Nga plazhi Rama, i qete dhe i relaksur, sepse per te prioritet kryesor ka qene boja e gjyslykeve dhe jo mijra hektare, qe shkretohen apo fshatrat qe asgjesohen nga flaket tani ka filluar brockullat e injorances se tij proverbiale, qe ka dale duarsh per shkak te zderhalljes se tij, qe vjen nga velja me pushtet dhe para’.
Po nga plazhi Rama po tregon ndryshimet klimatike, llojin e ererave, llojin e flakeve dhe llojet e bimesive.
I ben te gjitha ky….por vetem kryeministrin nuk e ben fare po hiç fare.
Po na tregon ky se si perballet Greqia me flaket dhe po na tregon edhe qe ajo ka 77 avione zjarrfikes.
Po ky sa nje e katerta e Greqise eshte perse nuk na thote se pse nuk i ka te pakten 17 avione.
Pse nuk na thote pse deshtoi totalisht turizmi iketij, nderkohe qe Greqia ka kaluar 40 milione turiste dhe ka problem hiperturizmin.
Po shpjegimi eshte kaq i thjeshte se ky:
Ky qe ka para’ per instalacion druri si nuk paska para’ per avione dhe mjete te tjera zjarrfikse dhe ka me pak se Mali i Zi dhe Maqedonia qe jane me te vogla se Shqiperia ne siperfaqe dhe ne buxhete shteti.
Keto pergjigje presin qytetaret, pasi broçkullat verore te nje ” derri te nginjur” nden cadren e plazhit nuk i shuajne dot zjarret.
Ky broçkullaxhiu flet per humbes dhe ky qenka fituesi i madh.
Po çfare po fiton ky?
Po ky fiton deshtimin qe nuk ka mjete e paisje per te shuar zjarret dhe ato bejne kerdine ne pyje, banesa e biznese.
Po eshte e verte qe ky fiton miliarda me koncesione, me inceneratore, me rruge qe paguhen dhjete fishin e vleres, me parate, qe ju vidhen fermereve, me tenderat me 99% te cmimit dhe te humburit, pra humbesit jane njerezit qe shohin veten pa ndihme perballe flakeve.
Po ky eshte fituesi qe nuk leviz te ndenjurat nga plazhi qe te shkoje aty ku jane zjarret dhe humbesit jane qytetaret qe nuk kane kryeminister, por nje telendar qe nuk jep ndihme por broçkulla pijaneci te nginjur me vere te bardhe dhe krudo deti.
Keto jane fitoret e ketij dhe qytetaret humbesit e medhenj.
Keto jane fitoret prej sadisti, te nje hiçkryeministri, qe nuk ka te ngopur me fatkeqesite e njerezve.