Zjarret në Gramsh, tre vatra aktive! Flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

Situata me zjarret në Gramsh vijon të mbetet problematike.

Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, janë riaktivizuar vatra zjarri.

Në Kullollas, në vendin e quajtur Mulliri, po ndërhyjnë punonjës bashkiakë dhe vullnetarë, ndërsa në fshatin Bletëz po operon 1 mjet zjarrfikës i MZSH Gramsh me 3 efektivë.

E njëjtë situata paraqitet situata edhe në njësinë administrative Kukur, në Teqen e Dushkut, ku herë pas here aktivizohen vatra të vogla.

Edhe Elbasani ka shfaqur problematika me vatrat e zjarrit, të cilat vijojnë të jenë aktive në  njësinë administrative Zavalinë, në Malin e Shirokës.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …