Berisha rreshton arsyet: Ja pse shkatërrimet nga zjarret këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konferencë shtypi se shkatërrimet nga zjarret këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror. Berisha tha se, djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona.

“Sot jam para medieve për të denoncuar si një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje.

Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera.

Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona.

Djegien e qindra mijëra koshereve të bletëve.

Shqipëria, zjarre të tilla shkatërrimtarë nuk ka njohur ndonjëherë.

Pati viktima, pati të djegur të plagosur. Shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.

Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe të gjithë ata individë të cilët kryen krimin e shëmtuar të zjarrvënies dhe ata meritojnë ndëshkimin ligjor më të madh.

Shpreh solidaritetin tim të madh për të gjithë të dëmtuarit, viktimat, të plagosurit dhe ata qindra e mijëra familje fermerësh, fshatarësh që humbën gjithçka kishin për shkak të zjarreve.

Por dënoj si një krim shtetëror propagandën e neveritshme, mashtruese të narkoqeverisë, e cila bënte fjalë për dhjetëra mijëra forca të angazhuara, në një kohë kur nga fushë beteja, gazetarët informonin se atje numëroheshin me gishtërinjtë e duarve zjarrfikësit apo forcat e tjera në shuarjen e zjarreve.

Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror.

Janë një krim shtetëror për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.

Shqipëria pësoi zjarre dhe djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit. Dhe jo se zjarret nuk shpërthyen në të gjithë rajonin, por çdo vend ishte shumë, shumë më i përgatitur se Shqipëria në betejën kundër zjarreve.

Në tërësi, sistemi i zjarrfikëseve, i vjetër, i trashëguar nga 15-20 vite më parë, i dorëzuar tek bashkitë socialiste, u tregua i ndryshkur dhe dizfunksional”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama ka vendosur nën përgjim gjyqtarët me Dumanin

Arsen Rusta, MCN TV: Një lum akuzash, por çfarë do të ndryshojë për procesin në …