Çmendina/ Në Dibër i del pronari burimit të ujit dhe bëhet gati të rrahë pushuesit

Një situatë shqetësuese ka nisur në Vleshë, njësia administrative Sllovë, Dibër, ku një person pretendon se është pronar i Ujit të Ftohtë, një burim uji kurativ që historikisht është frekuentuar nga banorët dhe vizitorët. Sipas denoncimit të qytetarit për JOQ, ky individ po ndalon me forcë njerëzit të kenë qasje në këtë burim të rëndësishëm publik. Banorët tregojnë se pronari i pretenduar i ujit i largon vizitorët duke përdorur kërcënime dhe dhunë verbale, duke thënë: “Ikni, më mirë, ose më dajak.” Kjo situatë ka krijuar shqetësim në komunitet, pasi qasja në këtë burim është e rëndësishme për shëndetin dhe jetën e banorëve.

Qytetari i ka bërë thirrje institucioneve, veçanërisht Policisë, që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë konflikt dhe për të garantuar qasje të lirë dhe të sigurt në Ujin e Ftohtë, duke shmangur përplasje dhe keqkuptime të mëtejshme në zonë.

“Përshëndetje! Ujit të ftohtë në Vleshë, të njësisë administrative Sllovë, Dibër, i del pronari. Shiko çfarë bëhet! Aty është uji i ftohtë kurativ, që historikisht është frekuentuar nga njerëzit. Ai person pretendon të jetë pronari i ujit dhe po i largon njerëzit me forcë. Thotë: “Ikni, me të mirë, ose më dajak.” Me pak fjalë, bëhet pengesë për njerëzit dhe i kërcënon. Ndoshta institucionet (policia) duhet të ndërhyjnë”, shkruan qytetari.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …