Nga Iva V.GRILLO
Vetëm në Shqipëri dëgjoj që personi që ndan kulmin e shtëpisë dhe shtratin me pushtetin, të prezantojë në publik mendimet e veta “të pavarura” si ekspert/përfaqësues i shoqërisë civile…
Partnerët e pushtetarëve kanë të drejtë të japin intervista sa të duan por pa marrë atributet dhe minuar instrumentat e tjerë balancues të shoqërisë….
Ndërkohë që kryeministri ka uzurpuar gjithë institucionet e shtetit, e shoqja po merret me pjesën tjetër: pasi është “përzgjedhur” si opozita e vetme… nga i shoqi …tani na ka dalë edhe në një “frëngji” tjetër…në atë të shoqërisë civile.
Pasi e zhburrëruan dhe e tkurrën shoqërinë civile, tani po i veshin dhe petkun e gruas së kryeministrit, po e kthejnë në karikaturë dhe po e shëtisin kudo.
PS: Miq nga Tirana më thonë që posterat e intervistës gruas së kryeministrit janë shpërndarë si hithra në gjithë ambientet publike…
Çfarë produkti po shet pushteti dhe kujt i drejtohet ky marketing bajat?!