CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Kulla mbi stadiumin “Flamurtari”/ Si Rama miratoi projektin famëkeq për mikun e tij në Vlorë

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha përmes një postimi në Facebook denoncon shkatërrimin e stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari” për të ndërtuar kulla private.

Ai ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur në mes të gushtit, ku do të diskutohet projekti për zhvillimin e zonës së Stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari”.

Pas këtij projekti ai thotë se fshihet interesi i drejtpërdrejtë i “mikut të Ramës”, Sinan Agai, (Sinan Idrizi)  që aktualisht ka në administrim terrenet dhe ekipin e futbollit “Flamurtari”.

Reagimi

Vlora në rrezik nga “Komisioni Çuçi, Vëngu, Sinaj”

Në mes të gushtit përvëlues, “komisioni shkatërrues” ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për të kaluar pa shumë zhurmë projektin famëkeq për “zhvillimin” e zonës së Stadiumit dhe Pallatit të Sportit “Flamurtari”.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për zhvillim sportiv, por për të njëjtën skemë të përdorur te “Arena Kombëtare”: Zhdukja e pronës publike dhe ngritja e kullave private.

E kam paralajmëruar prej kohësh, Rama dhe dallkaukët që e ndjekin duan ta çojnë Vlorën drejt shkatërrimit të çdo hapësire publike e sportive, për t’ia dorëzuar klientelës së tyre. Nesër kjo do tentohet të bëhet realitet.

Pas këtij projekti fshihet interesi i drejtpërdrejtë i “mikut të Ramës”, Sinan Agai, që aktualisht ka në administrim terrenet dhe ekipin e futbollit “Flamurtari”. Në vend që të investohet për një stadium modern, një pallat sporti funksional dhe hapësira që i shërbejnë qytetarëve e sportistëve, pushteti kërkon t’ia dhurojë këtë pasuri publike një individi të lidhur ngushtë me kryeministrin.

Ky nuk është zhvillim, është grabitje! Nuk është investim për qytetin, por tjetërësim i hapësirës më të rëndësishme sportive në beton, kulla dhe miliona euro për xhepat e Ramës dhe klientëve të tij.

Unë kam folur më parë dhe do të flas sërish. Vlora nuk është pronë e oligarkëve dhe e klientelës së Ramës. Ajo i përket qytetarëve të saj.

Kushdo që nesër voton këtë projekt në Këshillin Bashkiak, do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë tradhti ndaj qytetit.

Vlora meriton dinjitet dhe zhvillim të vërtetë, jo pazare me “miqtë e Ramës”!

About Redaksia

Check Also

Dosja “McGonigal” në SHBA/ 14 herë emri i Ramës, roli i Dumanit

Marsi Çerma, Syri Tv: Z.Berisha, bëhet fjalë për një artikull të gazetës britanike të ‘Telegraph’, …