Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të gjitha shkeljet e konstatuara gjatë procesit zgjedhor do t’u përcillen institucioneve ndërkombëtare, pa asnjë përjashtim.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se këto shkelje janë dokumentuar dhe po përpilohen në një raport përfundimtar, i cili do të shpërndahet online dhe do t’u dorëzohet vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha.
Raporti është në përfundim…
E para është në Zallbastar në Tiranë. Sigurisht janë me dhjetëra. Këto që sjell këtu janë vetëm përfaqësuese të dhjetëra, dhjetëra qendra votimi. Pa asnjë diskutim që kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat.
Unë nuk mund të bie këtu të gjithë zinxhirin sepse duhen orë të tëra. Unë sjellë ato më tipiket që përfaqësojnë se çfarë ishin zgjedhjet. Kjo e dyta është në Elbasan”, tha Berisha.