Dështimi i radhës së vizionit të Ramës dhe përshtatjet e kameleonit

Nga Agim NESHO

Rama e kishte shprehur qartë në Romë se “Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione për paqen”.

Ishte një thënie e liderit global, që dilte hapur kundër iniciativave të Presidentit Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ndalimin e vrasjeve.

Ky pozicionim i Ramës, që të kujton shprehjet ekstreme të 2016-s se “Trump është rrezik për civilizimin”, bëhej në një kohë kur qeverisja e tij ishte diskretituar në arenën ndërkombëtare për zgjedhjet e manipuluara dhe fiktive të 2025, dhe mbi të gjitha nevoja për ta paraqitur veten si një kalorës i madh i mbrojtjes së Europës.

Ndërsa Rama zgjodhi Europën, duke perceptuar gabim pakënaqësinë europiane, liderët e Europës zgjodhën forcimin e Aleancës Euro-Atlantike duke iu bashkuar lidershipit amerikan për të ruajtur aleancën më të fuqishme të Perëndimit, por edhe forcën e padiskutueshme të SHBA-së që është ekzistenciale për sigurinë europiane.

Pavarësisht lobimit qesharak që grupet konsulente të T. Blair kanë propaganduar deri tani në shtypin botëror, duke përfshirë edhe deklaratat e ish-ministrit britanik të korruptuar që deklaronte që “Rama është shumë i madh për vendin e tij”, vizioni i Ramës për diplomacinë botërore pësoi një fiasko të re. Ai në të vërtetë e bëri nga halli, për të gjetur përkrahje për regjimin e tij të diskretituar, por pasojat si gjithmonë janë më afatgjatë dhe prekin edhe Shqipërinë tonë.

Paraqitja e vetes si një lider global me ide dhe vizion, e kanë kthyer atë në një kameleon sezonal, në mbrojtje të pushtetit të tij të korruptuar.

E vetmja gjë që i ka mbetur tani është, jo t’i gjunjëzohet Melonit, por të shtrihet barkas.

Putinizmi mbijeton edhe duke u ngritur kundër Putinit.

About Redaksia

Check Also

Karikatura e shoqërisë civile!

Nga Iva V.GRILLO Vetëm në Shqipëri dëgjoj që personi që ndan kulmin e shtëpisë dhe …