Agim NESHO
Dështimi i radhës së vizionit të Ramës dhe përshtatjet e kamaleonit
Rama e kishte shprehur qartë në Romë se “Nuk duhet te lejojme askend jashte kufijve te Europes demokratike te na jape leksione per paqen”. Ishte një thënie e liderit global, që dilte hapur kundër inisiativave të Presidentit Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ndalimin e vrasjeve. Ky pozicionim i Ramës, që të kujton shprehjet ekstreme të 2016-s se “Trump është rrezik për civilizimin”, bëhej në një kohë kur qeverisja e tij ishte diskretituar në arenën ndërkombëtare për zgjedhjet e manipuluara dhe fiktive të 2025, dhe mbi të gjitha nevoja për ta paraqitur veten si një kalorës i madh i mbrojtjes së Europës.
Ndërsa Rama zgjodhi Europën duke perceptuar gabim pakënaqësinë europiane, liderat e Europës zgjodhën forcimin e Aleancës Euro-Atlantike duke ju bashkuar lidershipit Amerikan për të ruajtur aleancën më të fuqishme të Perëndimit, por edhe forcën e padiskutueshme të SHBA-së që ështe ekzistenciale për sigurinë europiane. Pavarësisht lobimit qesharak që grupet konsulente të T. Blair kanë propaganduar deri tani në shtypin botëror, duke përfshirë edhe deklaratat e ish-ministrit britanik të korruptuar që deklaronte që “Rama është shumë i madh për vendin e tij”, vizioni i Ramës për diplomacinë botërore pësoi një fiasko të re. Ai në të vërtetë e bëri nga halli, për të gjetur përkrahje për regjimin e tij të diskretituar, por pasojat si gjithmonë janë më afatgjatë dhe prekin edhe Shqipërinë tonë.
Paraqitja e vetes si një lider global me ide dhe vizion, e kanë kthyer atë në një kameleon sezonal, në mbrojtje të pushtetit të tij të korruptuar.
E vetmja gjë që i ka mbetur tani është, jo ti gjunjëzohet Melonit, por të shtrihet barkas.
Putinizmi mbijeton edhe duke u ngritur kundër Putinit.