Kush e ka radhën? Protestuesit i vendosin flakën partisë së Vuçiç në disa qytete, i shpallin luftë regjimit në Beograd

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan.

Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçić mohoi përdorimin e dhunës nga policia.

Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, do të shqyrtojnë çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Serbisë. 

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e ish-Sekretarit të NATO-s/ Të tallesh apo të bësh humor me Trump është shkaterruese

Jens Stoltenberg Asnjë komb tjetër nuk ka më shumë rëndësi për atë që është NATO …