CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Arrihet marrëveshja, Edon Zhegrova shkon tek Juventusi

Ylli shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova, thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë.

Zhegrova pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi eksperti italian i transferimeve, Nicolo Schira, raporton se palët kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Sipas Schiras, bardhezinjtë tani po e detyrojnë Lillen ta pranojë ofertën e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit po skadon dhe ai tashmë ka njoftuar vendimin e tij për të mos rinovuar me klubin francez.

“Edon Zhegrova i ka dhënë mundësinë e tij Juventusit për një kontratë deri në vitin 2030 (2,5 milionë euro/vit + bonuse).

Juventusi tani po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Lille. Kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe ai tashmë i ka njoftuar LOSC vendimin e tij për të mos e zgjatur”, ka shkruar Schira.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve mund të jetë midis 18 dhe 20 milionë eurove.

26-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lille kur iu bashkua nga Baseli dhe në 80 paraqitje në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …