Krim shtetëror/ Rama pas zhdukjes së ish numrit 2 të AKSH, çfarë paralajmëroi Ahmetaj

Zhdukja e Danie Shimës ish numrit 2 të AKSH-it konsiderohet një krim i pastër shtetëror. Eshtë kryer në mes të ditës dhe sipas informacioeve është kryer nga njerëz me uniforma policie.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”

Kështu deklaroi ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024. Ahmetaj foli atëherë për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa këtë të premte doli lajmi se Daniel Shima është zhdukur dhe se familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici. Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit deri pak kohë më parë, një pozicion që e rendit si një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.

Por ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.

Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.

About Krye Redaktor

Check Also

Zhdukja e Shimës/ 3 javë pas paraqitjes në SPAK të Koordinatorit të krimit të Ramës, lidhja…

Koordinatori i krimit të Ramës, Ergys Agasi u paraqit me 22 korrik në ambientet e …