Screenshot

I vetmi Kryeministër në botë që urdhëron vrasje e rrëmbime/ Nuk mohon akuzat për Shimën

“RD”

Një vit më parë ishte Arben Ahmetaj që e sfidoi publikisht Edi Ramën që të dalë dhe të përgënjëshrojë publikisht akuzën e tij se ai e kishte kërcënuar personalisht numrin 2 të ASHK-së, Daniel Shima që të mbyllë gojën për aferat korruptive në AKSH.
“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë Kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta”, u shpreh Ahmetaj. Rama nuk i përgënjështroi akuzat publike të Ahmetajt.
Fiks një vit pas atyre kërcënimeve ndaj Shimës dhe deklaratës së Ahmetajt, Rama në një rast unik në botë për një Kryetar qeverie është nën akuzën se organizoi pengmarjen me qëllim ekzekutimin e ish-numrit 2 të ASHK-së, Daniel Shima vetëm se ai folur para prokurorëve për aferat e familjarëve të tij ku është e implikuar direkt bashkëshortja e tij dhe baxhanaku.
“Bashkë me Agasin je autor kryesor i këtij akti i terrorizmit shtetëror të realizuar sigurisht nëpërmjet karteleve të drogës” iu drejtua Berisha Ramës sot për të cilin drejtoi edhe 4 pyetje publike ndaj tij.
Kur kanë kaluar 24 orë nga rrëmbimi i Shimës dhe akuzat se ai qëndron pas planit për ta ekzekutuar atë Rama nuk i ka mohuar akuzat duke ranuar publikisht dhe botërisht se ai është i vetmi Kryeministër sot në botë që paguan vrasës me pagesë.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …