Deputeti i PD, Tritana Shehu në një postim në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit lidhur me përfundimin e të ashtuquajturit “Spital i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare”.
Në reagimin e tij, deputeti shpreh habinë për mënyrën si qeveria paraqet si arritje madhore një rikonstruksion të një klinike ekzistuese, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të demagogjisë kronike të Kryeministrit dhe mentalitetit të tij se “bota fillon me mua”.
Reagimi
Kirurgjia Kardio Vaskulare: “Bota fillon me mua”, demagogjia kronike e Kryeministrit!
Lexoj me cudi Kryeministrin, qe deklaron se po perfundon “Spitali i ri i Kirurgjise kardiovaskulare”!
Ne fakt pothuajse kete gje ka deklaruar kjo Rilindje edhe disa vite me pare, kur u krye nje rikonstruksion tjeter i asaj klinike universitare.
Per te qartesuar, edhe kete here kemi te bejme me rikonstruksion, permiresime, modernizim, quajeni si te desheroni te Klinikes egzistuese te Kirurgjise Kardio vaskulare.
Dicka normale ne zhvillimet e sherbimeve, pozitive kjo, por vetem kaq…
Kardiokirurgjia ne Shqiperi daton shume heret, qe nga fundi i viteve 70 te, per te marre forme moderne ne fillim te viteve 80 te, nen drejtimin e Prof. Petrit Gaces.
Ajo klinike, qe po rikonstruktohet perseri, ka filluar ndertimin ne fund te viteve 80 per te qene operative mbas vitit 1992.
Dhe gjate kesaj periudhe aty nga kolege shume te afte jane kryer qindra e mijra procedura komplekse diagnostike e mjekuese me standarte te larta.
Dhe une uroj qe cdo dite te rritet cilesia e sherbimit ndaj te semureve, te permiresohet struktura, teknologjia, ky eshte zhvillimi linear e real.
Ndersa cdo mentalitet se “Bota fillon me mua” eshte jo vetem nihilist, por dhe regresiv e bllokues.
Dhe dicka tjeter, ajo nuk eshte spital, sic kerkon ta quaje Rama per te shtuar artificialisht “meritat” tij, ne vazhden e atij mentaliteti qe permenda me siper.
Eshte nje klinike, sherbim, shume I rendesishem, por vetem i tille, sic jane dhe te tjere te ngjashem.
Si pjese e Spitalit Universitar, qe quhet “Nene Tereza”!
Serioziteti dhe realizmi vecse shtojne vlerat e te fusin ne rrugen e permiresimeve.
