Nga Belind KËLLIÇI
Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka sulmuar sot publikisht gjyqtarin e rradhës, Klarent Demiri, duke treguar edhe një herë fytyrën e tij autokratike dhe mllefin ndaj kujtdo gjyqtari që tregon se nuk është gjyqtar “afërmendsh”.
Ky reagim i tij nuk është çështje e një dosjeje gjyqësore, por një skemë e qartë diktatoriale për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe për ta vënë plotësisht nën kontrollin e tij personal.
Ndërsa Rama bën propagandë me spastrime karrigesh e tavolinash, si gjoja pengesa për integrimin europian, në realitet ai ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që guxojnë të mos i binden “vizionit” të tij shkatërrues. Kjo nuk është reformë, por dhunë sistematike e politike mbi drejtësinë.
Në të njëjtën kohë që bashkëpunëtorët e tij më të afërt përfundojnë në burg për korrupsion, Rama bën çmos që të shantazhojë drejtësinë për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të klanit të inkriminuar që e mban në pushtet. Ky presion nuk është veçse një armë mbrojtjeje ndaj zbatimit të ligjit mbi vetë atë dhe njerëzit e tij.
Edi Rama në fakt e di shumë mirë se pengesa për integrimin europian të Shqipërisë nuk janë tregtarët ambulantë dhe as karriget e bareve, por janë lidhjet kriminale, aferat korruptive dhe bashkëpunëtorët e tij të zhytur deri në fyt në krim.
Kreun e Narkoshtetit të parë të Europës nuk e shpëton dot më asnjë shantazh, asnjë presion dhe asnjë propagandë boshe nga inkriminimi dhe pisllëku i tij politik.