Berisha publikon videon: Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 1 korrik 2022 nga kryeministri Rama ku gazetari Klevin Muka në A2 CNN e pyeti si mund të keni në krah Ulsi Manjën kur dihet se në fushatën zgjedhore ai i tha një personi që i kërkoi një punë zyre pasi kishte kontribuar në blerjen e votave dhe Manja i tha, “ne themi të të çojmë ma nalt, o burrë”.

Ndërsa Rama i tha gazetarit se nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohej në “riedukim”.  

Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …