Berisha publikon videon: Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 1 korrik 2022 nga kryeministri Rama ku gazetari Klevin Muka në A2 CNN e pyeti si mund të keni në krah Ulsi Manjën kur dihet se në fushatën zgjedhore ai i tha një personi që i kërkoi një punë zyre pasi kishte kontribuar në blerjen e votave dhe Manja i tha, “ne themi të të çojmë ma nalt, o burrë”.

Ndërsa Rama i tha gazetarit se nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohej në “riedukim”.  

“Gazetari i gozhdon kriminelët elektoral! Mungon vetëm Altin “Troplini”. Që të kesh etikë duhet të kesh moral!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ik që këtu, provokon protestën”, kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me vartësen e Ramës

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, …