Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë.

Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve, Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Ai u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje pa shenja jete.

About Redaksia

Check Also

Skandali me targat/ I komanduari për të drejtuar SHISH, ushtar i Agasit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka ka publikuar një mesazh ku i komanduari nga Rama …