23-vjeçari që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat drejtonte automjetin i dehur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në aksin Sarandë-Delvinë, ku kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku dhe Rozina Dhimaku nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur.

Dy kanë qënë pasagjere dhe kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagqëve të marra. Ndërsa e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e dy aksidenteve në Sarandë dhe Kuçovë.

Nga aksidentet kanë ndërruar jetë dy motrat, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në këtë bilanc negativ.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar shoferin 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Pularia” në qytetin e Sarandës.

I riu, Kevin Nora raportohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe i doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

About Redaksia

Check Also

Stafa: Rama po qeveris si diktator, më 20 shkurt të gjithë në protestë për ta rrëzuar!

Kryetari i degës së PD Sukth, Osman Stafa në fjalën e tij gjatë Foltores së …