Banorët gjashtë fshatrave në Vlorë, Velçë, Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj, Vërmik janë ngritur në protestë ditën e djeshme për rikonstruksionin e rrugës. Kjo rrugë, e cila është totalisht e amortizuar prej vitesh, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të banorëve, por edhe në mundësitë e tyre për të zhvilluar ekonominë lokale.
Deputeti i PD, Bujar Leskaj shkruan se, protesta e banorëve të gjashtë fshatrave: Velçë, Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj, Vërmik, ka një rëndësi të madhe për të gjithë krahinën, pasi kërkesa për përmirësimin e rrugës nuk është thjesht një nevojë e natyrshme, por një mundësi jetike për të nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.
Banorët kanë shprehur me të drejtë shqetësimin e tyre, duke e bërë të qartë se kjo rrugë ka qenë një premtim i herë pas hershëm dhe se ka kaluar shumë kohë pa asnjë veprim konkret. Kjo protestë nuk është thjesht një shenjë pakënaqësie, por një thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe qendrore për të ndryshuar gjendjen e rrugës dhe për t’i hapur mundësinë e zhvillimit të zonës.
Kjo rrugë, e cila është totalisht e amortizuar prej vitesh, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të banorëve, por edhe në mundësitë e tyre për të zhvilluar ekonominë lokale.
Përmirësimi i kësaj rruge do të kishte një impakt të madh në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe duke stimuluar sektorët që janë baza e jetesës për banorët.
Si deputet i opozitës, kam ngritur disa herë çështjen e rrugës së fshatrave Velçë, Ramicë, Verbas,Matogjin,Bashaj, Vërmik, gjatë diskutimeve të projektbuxhetit të çdo viti, duke kërkuar përfshirjen e saj në projektet infrastrukturore. Pavarësisht kësaj, mazhoranca socialiste e ka injoruar.
Banorët, të mashtruar nga premtimet e socialistëve, duhet të vazhdojnë të kërkojnë pa hezitim përmirësimin e rrugës dhe investime reale për zonën.