Berisha: Altin Troplini mbron me çdo çmim krimin e partisë së tij, pasi humbja e pushtetit të kësaj partie do ta çojë atë para përgjegjësisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish si krimin më të madh elektoral të pas ’90-ës, duke akuzuar drejtëpërdrejt kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Altin Troplinin, si zëvendësin e Edi Ramës në piramidën e manipulimit zgjedhor.

Berisha tha  në konferenën për shtyp se, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një garë demokratike, por një përballje e pabarabartë midis një shteti të kriminalizuar, që përdori çdo mekanizëm për të shtypur opozitën, dhe partive të tjera politike.

“Siç e shihni, pra, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë mes PD-së dhe PS-së apo partive të tjera.

Ishin një garë midis shtetit, narkoshtetit të kriminalizuar në çdo qelizë dhe forcave të tjera politike.

Ishin një garë midis partisë-shtet e cila kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive, vendimmarrëse për të ndikuar dhe kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.

Kjo përbën një krim të rëndë kushtetues, përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, të Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira, të parimeve të Këshillit të Europës, të Kodit të Venecias.

Por, kjo është e parëndësishme për Altin Troplinin i cili pas Edi Ramës në piramidës së krimit elektoral, vjen numri 2 pasi mbron me çdo çmim dhe çdo kusht, krimin e partisë së tij, defakto krimet e tij, sepse e di që humbja e pushtetit të kësaj partie do ta çojë atë, para përgjegjësive të mëdha për pronat fshehura, burimet e pronave të fshehurave, dhe komunikimet që ai akuzohet se ka patur dhe ka me bosët e karteleve të drogës, vrasësve serialë dhe të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …