CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Berisha homazhe për gazetarin: Artur Zheji ishte një zë më vete në analizat e tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi homazhe në nder të gazetarit dhe publicistin Artur Zheji.

Gjatë mesazhit të tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar dhe e përshkroi atë si një zë më vete në analizat e tij.

‘Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mesazhit të tij.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …