Berisha: Merimanga e krimit elektoral shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit elektoral!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar denoncimin e masakrës zgjedhore të 11 majit të këtij viti. Berisha tha në konferencën për shtyp se, merimanga e krimit elektoral shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit elektoral. ai tha se, rreth 430 punonjës të administratës publike, vetëm në një rajon të Fierit, janë pjesë e një rrjeti të strukturuar patronazhistësh që veprojnë në funksion të Partisë Socialiste.
“Patronazhistët e PS sipas Rajoneve:
Rajoni numër 2. Këtu janë emrat e tyre, janë jo të plotë telefonat, vetëm numrat e parë. Për shkak të konfidencialitetit ua kemi maskuar numrat. Megjithëse këta e meritojnë ti nxjerrësh lakuriq para shqiptarëve, sepse këta janë kriminelë elektroalë që nuk kanë ligj as moral.
KOORDINATORET QENDRORE TE SISTEMIT TE PATRONAZHIMIT PER CDO QV
* Ne tabelën me lart, për çdo QV janë caktuar nga dy koordinatorë kryesorë-në Rajonin NR. 2 (I njëjti sistem për çdo Rajon të Fierit)
* Një pjese e mirë janë drejtore në Bashki apo degët e institucioneve qendrore në Fier
* Ka mjekë, infermiere, mësues etj.
Informacioni i marre për çdo institucion për secilin rajon:
Posta: Emrat, Kopaçe, Toska, Lalaj, Binjaku etj., me radhë. Punonjës të postës këta.
Pra nga posta janë 9 punonjës në rajonin numër 2. Secili punonjës ka të shënuar pozicionin e punës dhe qendrën e votimit.
6 nga 9 punonjës janë të anëtarësuar në PS.
Këtu janë patronazhistët në sitemin e ujësjellës kanalizimeve, ndërmarrje publike. Keni emër, mbiemër, telefonat.
Në Ujësjellës Kanalizime Fier janë 33 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë numri i ID, numri i celularit, pozicioni i punës dhe bindja politike. Secili punonjës ka të shënuar qendrën e votimit. 6 janë anëtarësuar në PS.
Mos u anëtarëso po deshe.
Të gjithë pa përjashtim 100% janë me PS-në.
Këta janë në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit. Ky është institucion 100% anëtarësim në PS, nuk ndodh në botë. I depolitizuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i keni me radhë të gjithë emrat e tyre, qendrat e votimeve, rajonet.
Nga kjo drejtori në rajonin 2 dhe 3. Për secilin punonjës janë dhënë numri i celularit, të dhënat personale, data e emërimit në punë. Secili punonjës ka të shënuar qendër e votimit dhe afilacioni politik. Janë anëtarë apo jo të Partisë së Krimit, nga të 6 të punësuar, anëtarë janë 50%.
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore.
I keni të gjithë emrat këtu. Qendrat e votimit për secilin patronazhist, anëtar ose jo i PS-së, bindjet politike.
Në këtë drejtori, 10 punonjës në rajonin numër 2, secili ka të shënuar qendrën e votimit, anëtarësinë në parti. Nga 1 që është i anëtarësuar, të gjithë të tjerët votojnë PS.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të njëjtat të dhëna. 5 punonjës në rajonin numër 2. Për secilin punonjës janë dhënë datëlindjet, të dhënat personale.
Furnizuesi i Shërbimit Universal. E njëjta situatë. Janë kryesisht punonjës të PS-së me qendra votimit të caktuara.
Nga 6 në rajonin 2, janë të njëjtat kushte. Nga këta 50% janë anëtarë të PS.
OSSH-ja Fier, emrat, pozicionet që kanë, njësi administrative, qëndrat për të cilat janë ngarkuar.
Anëtarësia partiake. 16 punonjës në rajonin numër 2. Secili ka të shënuar qendrën e votimit. Të dhënat të tjera nga 15 punonjës, 50% janë anëtarë të Partisë së krimit.
Spitali Rajonal Fier.
50 punonjës në rajonin numër 2 nga ky spital, me të njëjtat të dhëna. Nga 50 të punësuar, 62% janë anëtarë të PS. Votojnë PS-në, 66 % e punonjësve. Pra këta merren me votimit, por kujdesin për shëndetin e kanë të dorës së dytë.
Tension i Lartë OSSH, edhe këta tërësishtë të angazhuar. 100% anëtarë të PS.
Tatimet në Fier, e njëjta situatë. Punonjësit janë të angazhuar në funksion të Ceno kriminelit elektoral. Ceno Klosit, Lubi Ballukut dhe Jahos.
Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier. Kjo agjenci, 2 punonjës në rajonin numër 2, me të gjitha të dhënat, të dy janë të PS.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, ISSH-ja, punonjës me kohë të pjesshme, pozicionet që kanë. Pra dy punonjës, të dy janë anëtarë të PS.
Drejtoria rajonale e Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe Aftësive. Natyrisht edhe këta janë të Partisë së krimit.
Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier. Mjek, infermier. 21 punonjës në rajonin numër 2, për të gjithë janë pozicionet e punës. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mira, pra janë mbështetës të PS.
Nga Qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 në rajonin numër 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacione të detajuara. Të gjitha të dhënat.
80 përqind kanë sjellje të mirë, se mbështesin PS-në.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Shikoni, merimanga e krimit elektoral shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit elektoral.

7 punonjës ka ASHK-ja, 5 nga këta janë me bindje PS. Disponojnë të gjitha të dhënat.
Drejtoria Ujit Kullimit. 16 punonjës në rajon, nuk u është plotësuar në këtë rast bindja politike.
Albpetrol. 23 punonjës i përkasin rajonit numër 2. Pra është vetëm rajoni numër 2 i Fierit këtu.
Përfundim:
Nëpërmjet sistemit të Patronazhimit të Administratës Publikë në Fier, vetëm për një Rajon janë evidentuar: 430 punonjës
* Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS
* Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS
* Apo Qendrat shëndetësore apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin / votojnë PS.
Sipas dokumenteve zyrtare të laptopit të Lubisë, apo shefes së saj të kabinetit apo shefit të kabinetit.

Politizimi i Administratës publike-përdorimi si mjet për qëllime elektorale
Përbën shkelje të:
* Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë
* Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar
* Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …