Të gjitha agjencitë shtetërore janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësit e tyre në operatorë elektoralë

Kreetarii Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nw konferencwn pwr shtyp se, Partia Demokratike disponon të dhëna të detajuara mbi shkeljet dhe manipulimet në zgjedhjet e fundit, jo vetëm në qarkun e Fierit, por edhe në qarqe të tjera të vendit.

Ai tha se, rasti i Rajonit Nr. 2 në Fier është ilustrues për modelin e përdorur në gjithë vendin, ku strukturat shtetërore janë transformuar në mekanizma elektoralë në shërbim të pushtetit.

“Faleminderit për pyetjen.

Së pari, këto janë vetëm par qarkun e Fierit, por ne disponojmë edhe për qarqe tjera. Natyrisht, analiza është jashtëzakonisht teknike, sepse kërkon shumë verifikime. Por ne, zgjodhëm, pikërisht, rajonin numër 2 të qarkut të Fierit, ku modelet janë të njëjta kudo, për të paraqitur para jush se si të gjitha agjencitë janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësit e tyre në operatorë elektoralë.

Padyshim që, ne i kemi paraqitur online, jemi në lidhje të vazhdueshme me të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Ne përfundojmë këto ditë Librin e Zi të këtyre zgjedhjeve, të kësaj farse, të cilën ne do e depozitojmë në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare të BE-së dhe NATO-s.

Është dashur një punë shumë, shumë voluminoze. Janë me mijëra e mijëra fakte, dhe ne jemi përpjekur të paraqesim përfaqësuesit këtu, se unë mund të rrija 1-2 muaj duke paraqitur qendra votimi, ku votojnë komisionerët dhe nuk votojnë qytetarët, ku votohet me dy fletë, e me radhë të gjitha këto. Por ne, kemi zgjedhur më përfaqësuese në mënyrë që, të argumentojmë këtë farsë të shëmtuar elektorale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

GJKKO kalon për gjykim në themel dosjen e Benet Becit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim në …