CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Mediu në Ukrainë, takohet me të dërguarin special të presidentit Trump

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në Kiev të Ukrainës, së bashku me 32 deputetë nga vende të ndryshme të Europës si Gjermania, Italia, Suedia, Spanja, Irlanda, Britania, Hungaria, Çekia, Letonia, Estonia e Lituania. Vizita zhvillohet në kuadër të grupit “Friends 4Ukraine”, në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.

Në ditën kombëtare të Ukrainës, Mediu mori pjesë në ceremoninë protokollare të zhvilluar në Sheshin Sofia, ku Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri i Kanadasë mbajtën fjalimet e tyre. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe i dërguari special i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Gjeneral Kellog, me të cilin zhvilloi edhe një takim.

“Takimet në Kiev vazhduan në takimin me të dërguarin e Presidentit Trump për Ukrainën, gjeneralin Kellog, në një pritje të veçantë të organizuar nga ambasadorja amerikane në Kiev, Julie S. Davis.

Gjatë vizitës zhvilluam një bisedë me kryetarin e parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, dhe me kryetaren e komisionit për Integrimin Europian dhe kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes.

Takova ish-presidentin Poroshenko dhe deputetin Gorcharenko me të cilët bashkëpunojmë prej vitesh.

Grupi ‘Të bashkuar për Ukrainën’ (United4Ukraine) është nga 3 kryetarët e Komisioneve të Jashtme të vendeve baltike Žygimantas Pavilionis, Lituani; Rihard Khols, Letonia dhe Marko Mihkelson, Estoni”, shkruan Mediu.

Mediu në Kiev me grupin e parlamentarëve europianë: Mbështetje Ukrainës në ditën e saj kombëtare

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …