Të njohësh këto zgjedhje do të thotë të bëhesh bashkëautor në krimin më të madh elektoral të Shqipërisë, pas 1946!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, zgjedhjet e fundit përfaqësojnë krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas vitit 1946. Ai i cilësoi zgjedhjet një farsë të orkestruar nga qeveria dhe administrata publike në shërbim të Partisë Socialiste.

Berisha deklaroi se, Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje dhe paralajmëroi një betejë pa kompromis në mbrojtje të votës së lirë.

“Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse.

Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë.

Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946.

Pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat patën një fat të ngjashëm, por në atë kohë kishim të bënim me diktaturë totalitare, e cila kishte zero tolerancë ndaj pluralizmit, kurse tani kemi të bëjmë me një diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atë, siç e shihni.

Pra, unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar, që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje bëhet bashkautor në këtë megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij të lirisë, të votës së lirë.

Kam besim se, shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që Edi Rama më 11 maj.

Edhe njëherë theksoj: mjaftojnë këto të dhëna, të cilat faktojnë më mënyrën më absolute angazhimin total të administratës në interes të partisë së krimit, faktojnë ekzistencën e partisë shtet, për të dëshmuar se, këtu nuk kishte zgjedhje, por kishte farsë.

U përket shqiptarëve dhe opozitës, të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshëm për çdolloj, me vendosmëri për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë….

PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …