Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën. Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën, do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit në krye të grupit parlamentar.

“Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset.

Do i përcaktojë grupi të gjitha…

Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.

Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike.

Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.

Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë.

Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit…

A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë …