Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, këtu kemi të bëjmë me diktaturë autoritare, që e pranon pluralizmin, por e shtyp atë, që arreston liderët e opozitës në vit zgjedhor.Ai përmendi rastet e arrestimit të deputetëve opozitarë, si dhe uzurpimin e pushtetit vendor nëpërmjet vendimeve të paligjshme që i japin favore klientelës së qeverisë
“Opozita nuk është e kontrolluar nga qeveria. E shtypur nga qeveria.
Diktaturat totalitare, ato me ligj ndalohet formimi i forcave të tjera politike dhe kjo forcë politike është hegjemone. E thotë Kushtetuta.
Forcë udhëheqëse politike e sistemit është kjo parti politike. E emëron kushtetuta atë.
Në diktaturat autoritare ato e pranojnë pluralizmin, por ato e shtypin pluralizmin. Problemi është, kemi të bëjmë me një koncept themelor, sepse shume njerëz nuk e kanë të qartë se, ekzistenca e pluralizmit, ekzistenca e mediave që mund të flasin, mund të shkruajnë pavarësisht nga presionet, mendojnë se kjo e përjashton diktaturën? Jo absolutisht.
Por kjo quhet diktaturë autoritare, jo totalitare, autoritare. Kjo e pranon pluralizmin, por çfarë bën? Kjo e shtyp pluralizmin.
Për një moment, një shoqëri që hyn në zgjedhje elektorale. Në një vit elektoral tre liderët e partive opozitare, njëri në arrest shtëpie, tjetri në arrest qelia, tjetri në proces politik të rihapur pas 20 vitesh. Që të dy këta të parët si persona në hetim.
Kjo përbën një shtypje, përdorim të institucioneve për shtypjen e pluralizmit, ose me deputetë të saj në burg, sepse denoncuar vëllanë e Fatmir Xhafajt si trafikant, ose mandat kryetari bashkie të marrë si në rastin e Belerit.
Prandaj kemi të bëjmë me pluralizëm, por me pluralizëm të shtypur. Dhe ndaj po të lexoni rezolutën e Valencias dhe thotë; regjimi i Tiranës përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Nëqoftëse ndodh kjo, atëherë opozita është e shtypur.
Janë fatkeq ata që nuk e kuptojnë këtë. Por kjo është absolute.
Në një vend tjetër, në Tunizi, Zayedi gjatë vitit elektoral i arrestoi njëri pas tjetrit 3 liderët e opozitës dhe u zgjodh me 91%. Pastaj i liroi.
Zayedi thotë se, unë e pranoj pluralizmin si Edi Rama, por një pluralizmën që kur duhet e godas dhe e nënshtroj. Kjo është.
Opozita duhet të jetë shumë e qartë. Po marr vetëm këtë aspekt.
Unë dje fola këtu, paraqita këtu para jush angazhimin e rrogëtarëve të shtetit, shndërrimin e tyre në operator elektoral. Nuk ka më zgjedhje midis partie. Ka zgjedhje mes partisë shtet dhe forcave të tjera, që nuk kanë as 1/20 e potencialeve financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse që ka partia shtet. Nuk i kanë.
Ai vërtetë e angazhoi me të gjithë potencialin e vet, kartelin Troplini, por Fatmiri mori ‘Niko Dovanën’ me 5 kulla. Edi Rama shkoi njëherë në Manchester dhe tha se, do të sjell Manchesterin në Durrës, Manchester Club, dhe çfarë na doli, Manchester Club na doli Fatmir Troplini që merr 38 mijë metër katror tokë publike, pa tender pa asgjë dhe të ndërtojë 5 kulla njëra 54 katëshe, sa është ‘MontPranas’ në Paris që mos gaboj është kulla më e lartë, e ndërton Fatmiri tek ‘Niko Dovana’ në Durrës.
Fytyra e vërtetë e diktaturës autoritare në shumë aspekte është identike me totalitaren, por nuk ka kampe përqendrimi, ka burgje politike, ka të burgosur politik, por nuk ka kampe përqendrimi dhe e dyta në ligj e kushtetutë e pranon pluralizmin por e shtyp atë”, u shpreh Berisha.