Berisha: Konformizmi i universiteteve me këto ndryshime ligjore të Edi Ramës do të ishte një akt vetëvrasës për lirinë akademike

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, konformizmi i universiteteve me këto ndryshime ligjore të Edi Ramës do të ishte një akt vetëvrasës për lirinë akademike.
Berisha tha se, ligji i ri nuk është reformë, por një “shgarravinë juridike” që synon të përqendrojë të gjitha kompetencat dhe vendimmarrjen tek një person i vetëm kryeministri. “Kurse për sa u përket universiteteve, që kur Edi Rama shpalli veten shkencëtar i parë i vendit, atëherë u pa puna se ato janë institucione tërësisht formale.
Keni parasysh se para një viti, Edi Rama krijoi këshillin kombëtar të shkencës me në krye veten e tij, dhe pastaj Lubi Ballukun me diploma si ato, etj si Lubia, pra këtyre universiteteve, të cilat konfirmohen, u them se konformizmi juaj është një akt suicidal për lirinë akademike, dhe i rikujtoj çdo pedagogu dhe intelektual se rreziku i konformizmit, thotë Albert Ajnshtajni, është më i madh se rreziku nuklear për një shoqëri.
Ligj nuk është ligj, është një ese e keqe, një shgarravinë.
Por nga fillimi në fund është se si të zhdukë parimet e dekoncentrimit, parimet e decentralizimit, si të zvogëlojë dhe të ngushtojë hapësirat dhe se si të çojë të gjitha fijet tek Edi Rrama.
Është bërë… nuk po ndalem sepse është skandaloz…
Institucionet e vetme që do mbeten në varësi të institucioneve kushtetuese, ose ato prioritare, po të cilat janë ato prioritare, ato i gjen vetë…
Ai i merr bashkive të gjitha kompetencat, ka hequr delegimet tek pushteti vendor.
Pra, de facto të gjitha vendimet shkojnë në një dorë.
Çfarë ka ndodhur?
Ministrat nuk kanë të drejtë vendimi.
Tani Shqipëria bëhet vendi i drejtorëve. Drejtorët e kanë të drejtën e vendimit.
Ministrat duhet t’u hiqet e drejta për prokurimet publike. por ndryshimi i parë që bënë kur erdhën në pushtet, ishte rikthimi i kompetencës si kryetarë të autoriteteve kontraktuese.
Dhe ju e shihni çfarë kanë bërë këta me miliardat që kanë vjedhur këto vite.
Natyrisht heqja e kësaj kompetence nga ministrat është, për mua e domosdoshme, por heqja e kompetencave për të tjerat, atëherë Shqipëria nuk ka ministra, por ka kryeministër dhe drejtora.
E kuptoni vetë si janë drejtorët, si liliputët rreth tij.
Pra, ka një deformim dhe të gjitha këto në emër të pushtetit të Edi Ramës shpallen sikur po bëhen për t’u pajtuar me standardet e BE, por në të vërtetë kjo shkon absolutisht në drejtim të kundërt me Kushtetutën, me parimet bazë të funksionimit të vendeve anëtare të BE dhe një shteti demokratik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

I arrestuari për trafik doge aksioner në Menaxhimin e Portit të Peshkimit Durrës

Gjykata la në burg këtë të martë Dorian Beun, një person i shpallur në kërkim …