Me këtë ndryshim ligjor, Rama përligj funksionimin e përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së krimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, me këtë ndryshim ligjor, Edi Rama përligj funksionimin e përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së krimit.

“Pra, shikoni forcën e mafies në legjislacion, se si mafia, droga sulmon Kushtetutën.

I njëjtë është rasti i Alabar në Durrës.

Ju besoj e keni të qartë që në Durrës, Edi Rama me kartelet e tij po lan miliardat në emër të Alabarit, të Çopjave, Troplinëve etj.

Asnjë vendim për të nxjerrë portin e Durrësit, i cili, duhet ta dini, në planet e deritanishme ka qenë pikëmbështetje kryesore detare, port kryesor detar edhe për ushtrinë.

Dhe ushtria ka pasur pjesën e vet të portit.

Ky mafioz bën çdo gjë për të tërhequr NATO-n në një afërë mafioze, por unë e përshëndes NATO-n që refuzon në mënyrë të përsëritur të përfshihet në këtë aferë, prapa të cilës qëndrojnë miliarda euro të karteleve shqiptare më të fuqishme në Europë, dhe që ky ka gjetur një prestanome për t’i larë ato në Durrës.

Pra, e kuptoni ju se çfarë bëhet me përfshirjen e forcave të armatosura në administratën shtetërore të Edi Ramës?

Natyrisht do thoni ju pse nuk ka futur edhe Haramin? Atë e ka në xhep Bajramin, e lë formalisht sepse aq sa është shefi i shtabit të përgjithshëm, aq mund të ishte edhe presidenti. Vend pa president ka, por vend pa shef shtabi të përgjithshëm nuk ka.

Tjetër punë se si i bën ky organizimet.

Pra, këto janë interesat mafioze dhe etja e pashuar për pushtet për të përqendruar çdo kompetencë në duart e narkodiktatorit Edi Rama.

Tani, përfaqësitë diplomatike, ato kanë marrë fund, janë shndërruar në organizata elektorale të PS.

Por me këtë ndryshim ligjor, Edi Rama përligj dhe krijon pikërisht bazën ligjore të funksionimit të përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së krimit, PS-së.

Kjo është një gjë… për arsye se edhe ato në çdo vend janë një ndarje pushteti.

Edhe vendet, të cilat janë republika të mirëfillta parlamentare apo monarki kushtetuese, përsëri emërimet e ambasadorëve bëhen nga kryetari i shtetit dhe ky është një përcaktim ligjor në mënyrë që aty t’u jepet një lloj hapësire për të përfaqësuar shtetin dhe jo vetëm ministrin dhe qeverinë sepse ato vijnë dhe shkojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

I arrestuari për trafik doge aksioner në Menaxhimin e Portit të Peshkimit Durrës

Gjykata la në burg këtë të martë Dorian Beun, një person i shpallur në kërkim …