Gazetarja e vrarë nga bombardimi i Izraelit ndaj spitalit në Gaza

Gazetarja Mariam Abu Dagga u vra sot nga ushtria izraelite gjatë bombardimit të spitalit Nasser në Khan Younis, në jug të Gaza-s.
Së bashku me të humbën jetën edhe 4 gazetarë të tjerë.
Dagga ishte 33 vjeçe dhe punonte freelance për Associated Press (AP) por edhe për disa media të tjera gjatë konfliktit në Rripin e Gazës. Ajo ishte e diplomuar në Universitetin Al-Aqsa në Gaza dhe punonte si gazetare që nga viti 2015.
33 vjecarja ishte instaluar prej ditësh në spitalin Nasser në Khan Younis për të raportuar mbi krizën humanitare dhe vecanërisht mbi gjendjen e fëmijëve të sëmurë në krizën e urisë që ka përfshirë enklavën e rrethuar.
Në një nga daljet e saj të fundit në rrjetet sociale, ajo kishte bërë apel te komuniteti ndërkombëtar që të mbronte gazetarët në Gaza, duke theksuar se asnjë vend nuk është i sigurt.

About Krye Redaktor

Check Also

Fjalimi i Trump në Davos/ Si e majta radikale po shkatërron Europën dhe shifrat e bum-it ekonomik në SHBA

Donald TRUMP/ Davos Faleminderit shumë, Larry. Është kënaqësi të jem sërish në Davos-in e bukur, …