Përfshirja e ushtrisë në administratë/ Berisha: Qëllimi madhor i Edi Ramës janë pronat e saj! Ky është atentat mafioz ndaj Kushtetutës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, përfshirja e ushtrisë në administratë është atentat mafioz ndaj Kushtetutës. Gjatë konferencës për shtyp Berisha tha se, qëllimi madhor i Edi Ramës janë pronat e saj!

“Pra, tani me këtë ligj Edi Rama kërkon të përligjë post-factum dhe të hapë rrugën për vendime dhe akte të tilla në rastin e forcave të armatosura.

Theksoj se në Kushtetutë, shtabi i përgjithshëm është institucion kushtetues.

Se në buxhetin e shtetit është institucion me buxhet të veçantë nga ministria.

Inkludimi i forcave të armatosura në ombrellën e këtij ligji, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa mafioze apo të pushtetit të Edi Ramës.

Por ka edhe një qëllim tjetër madhor. Qëllimi madhor tjetër janë pronat e ushtrisë.

Siç jeni në dijeni, pronat e ushtrisë, të cilat ndahen në dy grupe, njëri grup i pronave të ushtrisë që është në funksion të planit të shpërndarjes, ato janë të paprekshme. Janë të patjetërsueshme. Për sa kohë mbahen në planin e shpërndarjes.

Plani i shpërndarjes së forcave të armatosura përbën sekretin më të rëndësishëm aktual të forcave të armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit.

Siç është faktuar, gjatë këtyre viteve të fundit janë dhuruar nga Edi Rama biznesmenëve të afërt me të dhe ortak me të, porte ushtarake, prona ushtrie të panxjerra nga presidenti i Republikës, pa u pyetur fare presidenti i Republikës.

Përbën një krim të rëndë që mbrohet nga Altin Troplini.

Tani, i gjetur para këtij fakti, që ka një ligj, i cili ndalon tjetërsimin e një prone ushtrie që është në planin e përhapjes së forcave të armatosura, Edi Rrama kërkon që këto atribute t’i marrë vetë.

Interesat e tij qëndrojnë pikërisht në një nga shkaqet më themelore në përfshirjen në ombrellën e këtij ligji të forcave të armatosura. Ky është një atentat ndaj Kushtetutës. Ky është një akt mafioz shumë i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare, sepse ata të cilët ndërtojnë planin e përhapjes së forcave të armatosura, ata kanë parasysh mbi të gjitha rreziqet potenciale të sulmeve dhe pikat më të rëndësishme strategjike që ushtria duhet të ketë në dispozicion në çdo rast për të përmbushur misionin e saj.

Për Edi Ramën, mbrojtja dhe siguria e një vendi anëtar të NATO-s, është e parëndësishme në krahasim me ambiciet e tij mafioze për pasurimin e vet dhe të klaneve afër tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

I arrestuari për trafik doge aksioner në Menaxhimin e Portit të Peshkimit Durrës

Gjykata la në burg këtë të martë Dorian Beun, një person i shpallur në kërkim …