Nga Enton DOÇI
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr.2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit.
Vetëm për rajonin 2 janë evidentuar 430 punonjës të administratës publike që janë përdorur për qëllime politike, shumica e të cilëve janë anëtarë apo mbështetës të PS-së.
Patronazhistët nuk ishin militantë partie por nëpunës shtetërorë në institucione si posta, ujësjellësi, spitali rajonal, tatimet, OSHEE, Albpetrol, ISSH, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet. Secili prej tyre kishte të dhëna të plota personale dhe politike të mbledhura dhe të lidhura me qendrat e votimit. Berisha theksoi se ky sistem është ndërtuar nën drejtimin e Belinda Ballukut.
Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.
Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS. Apo Qendrat shëndetësore, apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS
Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).
Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:
- Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
- Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
- Kontaktet personale dhe lidhjet familjare
- Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
- Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)
Posta
Nga 9 punonjës të rajonit nr 2, 6 janë anëtarësuar në PS
Ujësjellës Kanalizime Fier
Nga Ujësjellës Kanalizime Fier për 33 punonjës janë dhënë nr i ID, bindja politike, numri i telefonit, qendra e votimit dhe pozicioni në punë. 6 janë të anëtarësuar në PS
IEVP Fier
Në IEVP e Fierit 39 punonjësit janë pa përjashtim 100% të PS-së.
DPSHTR – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Në drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në varësi direkte të Belinda Ballukut janë 6 punonjës në rajonin 2 dhe 3.
Për secilin puninjës janë dhënë numri i celularit, data e emërimit në punë. Është shënuar qendra e votimit su dhe afilacioni politik, pra janë anëtarë apo jo të PS-së. Nga 6 të punësuar anëtarë të PS-së janë 3.
DRSSH – Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore
Nga 10 punonjës në rajonin nr 2. Nga 1 që është i anëtarësuar pothuajse të gjithë të tjerët votojnë për PS.
FSDKSH – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Janë shënuar emrat e 5 punonjësve në rajonin nr 2 .Secili ka shënuar dhe qendrën e votimit.
FSHU – Furnizuesi i Shërbimit Universal (nen OSSHE) në varësi direkte të Belinda Ballukut
Janë 6 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë të dhënat personale dhe qendra e votimit. Nga 6 të punësuar 3 janë anëtarë të PS-së.
OSSH Fier
Në OSSH Fier nga 15 punonjës në rajonin 2, 7 janë anëtarë të PS-së. Për secilin nga emrat janë dhënë të dhënat personale, pozicioni i punës dhe qendra e votimit.
Në spitalin rajonal të Fierit
50 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë emër, atësi, mbiemër pozicion pune dhe qendra e votimit. Për secilin është dhënë nëse është anëtar i PS-së si dhe për kë voton.
Nga 50 punonjës 31 janë anëtarë të PS-së,pra afro 62 %. Votojnë PS-në 33 punonjës (66 %).
Tension i lartë OSSH në varësi të Ballukut
3 punonjës në rajonin e dytë. Nga këta 2 janë anëtarë të PS-së, por votojnë të 3 PS.
Tatime Fier
Nga tatimet fier janë ish vartësit e Ceno Klosit. 4 punonjës në rajonin 2, 2 janë anëtarë të PS-së, një është PD/PS.
Duke pasur parasysh drejtoritë që ata punojnë këta persona mund të jenë përdorur gjatë fushatës së Belindës dhe Cenos në mënyrë që të intimidojnë biznese/qytetarë e të kërkojnë votat për PS-në përkundrejt lehtësive apo gjobvënieve.
ARM – Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier
Dy punonjës të rajonit 2. Të dy me PS-në.
Nga Shërbimi i Provës
Një punonjës me PS-në.
ISSH
1 punonjës në rajonin 2, votues i PS-së.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier
Dy punonjëse, të dyja anëtare të PS-së.
DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE (DRAKPA FIER)
Nga DRAKPA FIER 2 punonjës në Rajonin 2. Të dyja votues të PS-së.
NJVKSH – Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier
Nga 21 punonjës në rajonin 2. Për të gjithë jepen pozicionet e punës. Në kolonën e fundit kontrollohet sjellja. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mirë, pa janë mbështetës të PS-së.
Nga qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 punonjës në rajonin 2
Për secilin janë dhënë informacion i detajuar, emër, mbiemër, pozicion pune. Numri i kartës së identitetit, qendra e votimit
Sjellja – 80 % kanë sjellje të mirë (mbështesin PS-së).
Duke pasur parasysh sa të rëndësishme janë qendrat shëndetësore për cdo familje mjekët e familjes apo infermierët është kriminale politizimi dhe kontrolli dhe intimidimi i personelit të këtyre QSH për tu angazhuar në fushatë për PS-në.
ASHK – Agjencia shtetërore e Kadastës
Nga ASHK janë evidentuar 7 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër pozicion pune, QV dhe numri i celularit.
Bindja politike – 5 nga 7 janë të PS-së.
Drejtoria e Ujit të Kullimit
Nga UKF janë evidentuar 16 punonjës në rajonin 2.
Për secilin punonjës janë dhënë informacion të detajuar, emër, atësi, mbiemër, pozicion pune, qendra e votimit. Bindja politike nuk është plotësuar.
Institucioni i Albpetrol
Nga ASHK janë evidentuar 23 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër, numri i celularit, e QV.