Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më të mëdha të Partisë Socialiste, e cila mori 12 nga 16 mandatet e qarkut, duke e zbritur opozitën në minimumin e saj historik.

Por çfarë fshihet pas këtij rezultati të PS në tërësi dhe të Fierit në veçanti? Kësaj pyetje, duket që i ka dhënë përgjigje opozita.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një raport të detajuar, i cili sipas tij ekspozon një “rrjet kriminal elektoral” të patronazhimit të votës në Fier.

Ai theksoi se në Fier nuk janë përdorur patronazhistët e Partisë Socialiste për orientimin e votës, por skema është më e thellë.

Sipas tij, 430 punonjës të administratës publike janë përdorur nga Partia Socialiste për të orientuar votën drejt saj duke shkelur me të dyja këmbët ligjin.

Në këtë skemë, nëpunës shtetërorë nga institucione si spitali rajonal, OSHEE, tatimet, ujësjellësi, posta, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet, kanë grumbulluar dhe raportuar të dhëna personale dhe politike për qytetarët dhe kolegët e tyre, përfshirë preferencat elektorale dhe qendrat e votimit.

Në qarkun e Fierit, drejtuese politike e Partisë Socialiste ishte Belinda Balluku dhe për opozitën ajo është “truri” i skemës së patronazhimit të votës duke përdorur administratën për qëllime elektorale.

Partia Demoktratike e cilësoi këtë një “sistem intimidimi dhe presioni ndaj votuesve” dhe kërkoi hetim për këtë që e quajti shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.

Kujtojmë se Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj janë dy ish-drejtorët e Belinda Ballukut, të cilët dolën më të votuarit në qarkun e Fierit dhe arritën të marrin mandatin e deputetit.

Por procesi i rinumërimit tregoi qartë se cili ishte i preferuarve i numëruesve dhe vetë partisë.

Nga rinumërimi, Ceno Klosi doli se kishte marrë 831 vota pa meritë në numërimin e parë, ndërkohë që Klevis Jahajt i ishin hequr pa të drejtë 497 vota.

Pra, në numërimin e votave, Ceno Klosi është trajtuar si i nënës, ndërsa Klevis Jahaj si i njerkës, pavarësisht se arriti të zgjidhej deputet.

Emrat e punonjësve sipas institucioneve:

Posta

Nga 9 punonjës të rajonit nr 2, 6 janë anëtarësuar në PS

Image

Ujësjellës Kanalizime Fier

Nga Ujësjellës Kanalizime Fier për 33 punonjës janë dhënë nr i ID, bindja politike, numri i telefonit, qendra e votimit dhe pozicioni në punë. 6 janë të anëtarësuar në PS

Image

IEVP Fier

Në IEVP e Fierit 39 punonjësit janë pa përjashtim 100% të PS-së.

Image

DPSHTR – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Në drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në varësi direkte të Belinda Ballukut janë 6 punonjës në rajonin 2 dhe 3.

Për secilin puninjës janë dhënë numri i celularit, data e emërimit në punë. Është shënuar qendra e votimit su dhe afilacioni politik, pra janë anëtarë apo jo të PS-së. Nga 6 të punësuar anëtarë të PS-së janë 3.

Image

DRSSH – Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore

Nga 10 punonjës në rajonin nr 2. Nga 1 që është i anëtarësuar pothuajse të gjithë të tjerët votojnë për PS.

Image

FSDKSH – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Janë shënuar emrat e 5 punonjësve në rajonin nr 2 .Secili ka shënuar dhe qendrën e votimit.

Image

FSHU – Furnizuesi i Shërbimit Universal (nen OSSHE) në varësi direkte të Belinda Ballukut

Janë 6 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë të dhënat personale dhe qendra e votimit. Nga 6 të punësuar 3 janë anëtarë të PS-së.

Image

OSSH Fier

Në OSSH Fier nga 15 punonjës në rajonin 2, 7 janë anëtarë të PS-së. Për secilin nga emrat janë dhënë të dhënat personale, pozicioni i punës dhe qendra e votimit.

Image

Në spitalin rajonal të Fierit

50 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë emër, atësi, mbiemër pozicion pune dhe qendra e votimit. Për secilin është dhënë nëse është anëtar i PS-së si dhe për kë voton.

Nga 50 punonjës 31 janë anëtarë të PS-së,pra afro 62 %. Votojnë PS-në 33 punonjës (66 %).

Image
Image

Tension i lartë OSSH në varësi të Ballukut

3 punonjës në rajonin e dytë. Nga këta 2 janë anëtarë të PS-së, por votojnë të 3 PS.

Image

Tatime Fier

Nga tatimet fier janë ish vartësit e Ceno Klosit. 4 punonjës në rajonin 2, 2 janë anëtarë të PS-së, një është PD/PS.

Duke pasur parasysh drejtoritë që ata punojnë këta persona mund të jenë përdorur gjatë fushatës së Belindës dhe Cenos në mënyrë që të intimidojnë biznese/qytetarë  e të kërkojnë votat për PS-në përkundrejt lehtësive apo gjobvënieve.

Image

ARM – Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier

Dy punonjës të rajonit 2. Të dy me PS-në.

Nga Shërbimi i Provës

Një punonjës me PS-në.

Image

ISSH

1 punonjës në rajonin 2, votues i PS-së.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier

Dy punonjëse, të dyja anëtare të PS-së.

Image

DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE (DRAKPA FIER)

Nga DRAKPA FIER 2 punonjës në Rajonin 2. Të dyja votues të PS-së.

Image

NJVKSH – Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier

Nga 21 punonjës në rajonin 2. Për të gjithë jepen pozicionet e punës. Në kolonën e fundit kontrollohet sjellja. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mirë, pa janë mbështetës të PS-së.

Image

Nga qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 punonjës në rajonin 2

Për secilin janë dhënë informacion i detajuar, emër, mbiemër, pozicion pune. Numri i kartës së identitetit, qendra e votimit
Sjellja – 80 %  kanë sjellje të mirë (mbështesin PS-së).

Duke pasur parasysh sa të rëndësishme janë qendrat shëndetësore për cdo familje mjekët e familjes apo infermierët është kriminale politizimi dhe kontrolli dhe intimidimi i personelit të këtyre QSH për tu angazhuar në fushatë për PS-në.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

ASHK – Agjencia shtetërore e Kadastës

Nga ASHK janë evidentuar 7 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër pozicion pune, QV dhe numri i celularit.

Bindja politike – 5 nga 7 janë të PS-së.

Image

Drejtoria e Ujit të Kullimit

Nga UKF janë evidentuar 16 punonjës në rajonin 2.

Për secilin punonjës janë dhënë informacion të detajuar, emër, atësi, mbiemër, pozicion pune, qendra e votimit. Bindja politike nuk është plotësuar.

Image

Institucioni i Albpetrol

Nga ASHK janë evidentuar 23 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacion i detajuar, emër, atësi, mbiemër, numri i celularit, e QV.

Image

About Krye Redaktor

Check Also

Dy motrat i vrau në aksident zyrtari i dehur i ministrisë, por qeveria nuk i paguan as funeralin

Dy motrat 20 dhe 22 vjeçare bënin nga dy punë vetëm të siguronin mjekimin për …