Nga Flamur NOKA
Kur të na bjerë prapë flaka, thotë ky, do kemi aviona, drona, bataliona. Ndërkohë kemi vetëm gjethe pemësh, purteka e degëza për të luftuar zjarret. Kusari që s’u bë dot shtetar, premton si magjistar t’i zgjidhi problemet pas zjarrit. Korrupsioni i këtij njeriu e la vendin djerrë.
Fshatra të tërë u shuan nga harta e Shqipërisë, sepse ky njeri i la zjarrfikësit dhe ushtarët tanë vetëm me rroba trupi dhe premtimet e tij 12-vjeçare. Në kohën që ata bij nënash luftonin mes flakëve dhe mbyteshin në tym, këta soj krekoseshin para kamerave tërë heroizëm.
Ka një shprehje popullore për këtë që #Rama bëri sot në Pallatin e Kongreseve: Të lash atë me ashtu.
Edi Rama, ku i ke shpënë paratë e avionave zjarrfikës që premtove vite më parë? Sa automjete të reja zjarrfikësr ke blerë këto 12 vjet? Sa pajime të reja janë blerë për personelin zjarrfikës? Vazhdo bëj mitingje dhe premto si magjistar.