Skandali/ Rama kërkon dënimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve

Ivi KASO
Paralajmërimi i sotëm i Edi Ramës për gjyqtarët dhe prokurorët nuk është as lajthitje e çastit, as produkt i ndonjë vizioni distopik për Kushtetutën.
Nuk është as pasojë padijeje, kur bën sikur harron se drejtësia është vetë shteti dhe jo vegël e ekzekutivit të tij të korruptuar, që ka uzurpuar atributet e çdo pushteti.
Ky është një kërcënim i hapur: vetëm gjyqtarët dhe prokurorët që konformohen me objektivin e tij politik, “Shqipëria 2030”, do të shpallen “zyrtarë shteti”. Të tjerët do të stigmatizohen e sulmohen, siç kemi parë javët e fundit, në stilin e një mazhorance që skandalet e përditshme përpiqet t’i mbulojë me shoshën e retorikës për drejtësi.
Ky është paralajmërimi përfundimtar për ata që ende ushqejnë iluzionin e “Reformës në Drejtësi”. Sot u është bërë e qartë se reforma nuk është më projekt për shtet ligjor, por për shtet partie.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …