Elisën, Shkodra e mban mend mirë dhe nuk do t’a harrojë për ato që bëri në zgjedhjet e 2023…

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Elisa nuk ishte thjesht një drejtuese politike….Në sytë dhe memorjen e shkodranëve, Elisa ishte dhe mbetet “kumbara” apo ndërmjetësuesja e krimit dhe drogës për grabitjen e bashkisë.

Elisës iu shpërblye e gjithë sakrifica si ndërmjetësuese e pazareve të postit të kryebashkiakut që sot e gëzon pasuesi i Saj politik, i pandehur tashmë i SPAK-ut, Benet Beci.

Sot, Elisa Ndërmjetësuese është Kryetare e Kuvendit, një post i rëndësishëm në hierarkinë e shtetit shqiptar të cilin Ajo e gëzon falë uljes këmbëkryq me dosjen “Metamorfoza”…..Por sot nuk vlen të merremi me të kaluarën që Shkodra dhe Shqipëria tashmë e di….

Kryetarja e Kuvendit, adhuruesja e Skëndërbeut të Saj, dhe Don Kishoti-stja e përrallave shqiptare, erdhi sot në Shkodër, gjoja për të nderuar historinë e dhimbshme të persekutimit dhe të të persekutuarve dhe të zhdukurve nga regjimi komunist, duke harruar qëllimisht, se Ajo vetë përfaqëson këtë regjim…..Duke harruar qëllimisht se Ajo vetë është oborrtare e komunistëve të sotëm…..Duke harruar qëllimisht se Ajo vetë është pjesë e persekutimit të Shkodrës duke filluar nga mungesa e investimeve, autostradat me pagesë vetëm në Veri apo masakra që u zhvillua në Theth në mes të sezonit turistik etj.etj!

Kryeparlamentarja Spiropali u rreshtua sot në “krye të vëndit” në një aktivitet ku ajo nuk duhej të ishte prezent e aq më pak të mbante një fjalim. Pas bërjes së një rezymeje mbi persekutimin e dhimbshëm të Shkodrës nga ai regjim komunist (pasuese e të cilit është edhe vetë Elisa), Ajo na paska thënë ndër të tjera:

“Viktimat e diktaturës meritojnë respekt, kujtesë dhe drejtësi…”!

Elisa e sotme harron se është prej 12 vitesh në pushtet, partia e Saj në pushtet nuk i dëmshpërbleu familjet e të persekutuarve, nuk u kërkoi asnjëherë falje viktimave të komunizmit dhe të persekutuarve nga ai regjim. Partia e Elisës, trashëgimtare e Partisë Komuniste nuk i hapi dosjet e krimeve të komunizmit sepse aty dalin emrat e paraardhësve të ngushtë të këtyre që qeverisin sot, duke filluar nga “Skëndërbeu” i Saj e të gjithë të tjerët me radhë që gëzojnë pushtetet si trashëgues të denjë të komunistëve gjakatarë, që kryen krime njerëzore, sidomos në Shkodër.

Sot, ishte një show i shëmtuar, ku hipokritët pushtetarë u ngjitën në tribunën kryesore dhe i folën familjarëve të të persekutuarve për një të shkuar të dhimbshme, trashëgues të së cilës, janë vetë Ata!

Nderimi dhe respekti ndaj kësaj shtrese nuk mund të bëhet kurrë nga trashëguesit e kriminelëve që i pushkatuan, i internuan, i persekutuan, i varrosën në vënde anonime të cilat nuk gjënden as sot nga familjarët e tyre!

Elisa erdhi sot mes botoxit e filler-it, duke ‘vajtuar’ me dorë në zemër, një të shkuar të dhimbshme, me fjalë të mëdha e prekëse të ngjashme me lotët e krokodilit të një fjalimi fallso të përgatitur, por harron qëllimisht Elisa se shumë familjarë duan të qajnë të humburit e tyre, por fatkeqësisht nuk arrijnë të gjejnë as varrin e për pasojë as kockat e pluhurin e mbetur të trupave të tyre.

Një provokim i hapur që Elisa e Rilindjes e bën pikërisht në Shkodër, duke shkelur qëllimisht plagët e një të kaluare ndaj së cilës Shkodra vazhdon të jetë e ndjeshme.

Një provokim i rëndë i një përfaqësueseje të një partie e cila rrjedh nga “genet” gjakatare e të pamëshirshme, shkaktare e asaj historie të dhimbshme që u përkujtua sot.

Së bashku me nën kryetaren e PD-së dega Shkodër Vildana Gushta Kazazi (bijë e familjes Kazazi, ndër familjet më të persekutuara nga regjimi komunist) dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD-së Mimoza Rexhvelaj ( e lindur në internim) vendosëm të braktisnim aktivitetin si një akt mos pranimi i nëpërkëmbjes dhe përdorimit të shëmtuar që përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe pasaardhës të kriminelëve komunistë i bënë sot viktimave, të zhdukurve dhe të persekutuarve nga ai regjim!

Në respekt të gjakut dhe persekutimit të viktimave të komunizmit nuk mund të pranonim të bëheshim pjesë e një show politik dhe të përdorur nga Elisa Spiropali!

About Redaksia

Check Also

Benet Beci zhvat 270 milionë edhe nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet …