Pamje të tjera të masakrës zgjedhore në Fier, Bardhi: Balluku shpërndan banditët në çdo qendër votimi

Gazment BARDHI

EPISODI 10 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Pamjet e administruara zyrtarisht nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të qendrës së votimit nr. 3144, të njësisë administrative Dërmenas, bashkia Fier shfaqin 64 raste të votimit të kontrolluar nga komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë të Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe një rast flagrant të nxjerrjes së fletës së votimit jashtë qendrës për t’u përdorur më pas për modelin e kontrollit total të votës “trenit bullgar”.

Videot që kemi shfaqur gjatë këtyre ditëve provojnë se nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara në qendra votimi specifike, në zona rurale apo të thella, por një model të replikuar të kontrollit total të votës dhe vullnetit të qytetarëve në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Fierit. Ky model është krijuar në shtabin elektoral të Belinda Ballukut për t’u shpërndarë nga banditët e saj elektoralë në cdo qendër votimi, njësi administrative dhe bashki, për të prodhuar farsën elektorale më të madhe në historinë e zgjedhjeve.

Ndërkohë që nuk ka nevojë të jesh profesionist i ligjit për të kuptuar shkeljet shumë të rënda të ligjit dhe se ky model paligjshmërie ka funksionuar taman si një organizatë kriminalo-elektorale, prokurorët e posacëm vazhdojnë të mos bëjnë zë, si duket të preokupuar për turpin e tyre me përndjekjen politike të eksponentëve dhe kandidatëve të Partisë Demokratike, me akuzat politike të montuara nga Policia e Partisë së Fierit.

Por, pavarësisht heshtjes së turpshme të prokurorëve përballë kësaj batërdie elektorale, qytetarët e Fierit dhe gjithë Shqipërisë janë të qartë se 11 maji ishte mirëfilltazi një farsë elektorale, pa asnjë pikëtakimi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që duhet të zhvillojë një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.

About Redaksia

Check Also

Rama sulmoi konservatorët për Soros: Shqiptarët ti jenë mirenjohës, ekspertët e tij bënë reformën në drejtësi

Deklarata e Ramës pak kohe më parë “Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër …