Turpërohet Manchester United, eliminohet nga skuadra e kategorisë së katërt

Manchester United është eliminuar nga Carabao Cup pas një disfate tronditëse me penallti ndaj Grimsbyt nga League Two në raundin e dytë, në një tjetër natë katastrofike për Ruben Amorim.

Skuadra e Premier League pësoi një eliminim befasues në Blundell Park, pasi u detyrua të rikthehej nga disavantazhi 2-0 për të çuar ndeshjen në penallti.

Pas goditjeve të gjithë lojtarëve të të dyja skuadrave, Bryan Mbeumo goditi traversën me penalltinë e tij të dytë, duke çuar tifozët e Grimsbyt në ekstazë, të cilët pushtuan fushën pasi ekipi i tyre u kualifikua në raundin e tretë – duke i lënë edhe më shumë pyetje të vështira për Amorim, me Manchester United që ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon.

Ata i bashkohen përfaqësuesve të Premier League në Europë, të cilët hyjnë në Carabao Cup në raundin e tretë, në shortin që është hedhur sonte.

Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe fituesit e sezonit të kaluar Newcastle janë ndër ata që do të zbulojnë kundërshtarët e tyre të parë për këtë edicion. Me ndeshjet e Champions League dhe Europa League që përplasen me raundin e tretë të këtij kompeticioni, tetë skuadrat që marrin pjesë në këto dy nivele të garave kontinentale nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë.

Në rrjetet sociale, tifozët shpërthyen në kritika ndaj portierit Onana.

“Portieri më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, shkroi një tifoz

Dikush tjetër komentoi: “Nëse nuk e shesim pas kësaj, nuk jemi klub serioz”.

“Shiteni tani, është mbaruar”, ka shkruar një tifoz tjetër i Man United.

Madje pati thirrje edhe për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim.

About Redaksia

Check Also

Barcelona përballet me PSG-në

Një duel që shumëkush e kishte imagjinuar në finalen e vitit të kaluar do të …