Vritet me armë një qytetar në Shkodër

Një 61-vjeçar me iniciale është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

BBC: “Revolucioni i Flamingove” merr hov, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

Nga Guy Delauney, BBC Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së …