Bardhi: Edi Rama bën mirë të kuptojë se roli i KLGJ është të luftojë bandat dhe korrupsionin, jo për t’u ulur në qeverisje

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi KLGJ-në se nuk po garanton cilësinë e drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se, roli i KLGJ nuk është të mbrojë politikën, por të luftojë bandat dhe korrupsionin. Ai akuzoi Ramën se, në vend që t’i luftojë ato, i ka ulur në qeverisje përmes tenderave, koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit.

Reagimi

Përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, Edi Rama bën mirë të kuptojë rolin e tij:

– Është për të luftuar bandat, jo për t’i ulur në qeverisje;

– Është për t’i shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për t’u dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

– Është për të luftuar korrupsionin, jo për ta ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

– Është për t’u gjykuar nga prokurorët e gjykatësit, jo për t’i gjykuar ata!

Prandaj, bën mirë që, përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kyeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.

Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet t’i kuptojë, sepse Edi Rama është gatuar si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!

About Redaksia

Check Also

Kongresmeni amerikan që ka vënë në shenjestër Ramën dhe Vuçiç/ “Po kërkon të manipulojë zgjedhjet”

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përpjekje për …