1 vit burg për 10 mijë metra katrorë tokë të grabitur për llogari të burrit të deputetes!

Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Ai është liruar më 12 gusht, pasi sipas përllogaritjeve të ditëve të qëndrimit në qeli e kreu dënimin me 2 vite e 20 ditë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Goro ishte arrestuar më 23 mars 2024 dhe u dënua në lidhje me një çështje që lidhej me tjetërsimin e rreth 10 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Livadhit.

Ndërkohë, ndaj tij vijon një tjetër proces gjyqësor në Apelin e GJKKO, ku ai ka ankimuar vendimin e parë që e dënoi me 2 vite burg.

 

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …